Hoxhaj dënon provokimet e fundit të Koresë së Veriut

15 Shkurt 2013 - 15:26      

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një deklarate ka dënuar aktivitetet e fundit të Koresë së Veriut, pas raportimeve për testin bërthamor të kryer nga ky shtet.

Prishtinë, 15 shkurt - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një deklarate ka dënuar aktivitetet e fundit të Koresë së Veriut, pas raportimeve për testin bërthamor të kryer nga ky shtet.

Në deklaratë, ministri Hoxhaj ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, ka përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit në lindje të largët, pas testit të tretë bërthamor të kryer nga Koreja e Veriut.

“Ministria e Jashtme e Kosovës i bashkohet botës demokratike kundër këtyre përpjekjeve provokuese dhe të rrezikshme për rajonin e atjeshëm dhe më gjerë. Ky akt, në vazhdën e provokimeve të mëhershme nga ky shtet, rrezikon stabilitetin regjional dhe shkel të gjitha obligimet e Koresë së Veriut para bashkësisë ndërkombëtare. Veprime të tilla ndikojnë në rritjen e tensioneve, rrezikojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare si dhe janë në dëm të vet popullit të Koresë së Veriut”, thuhet në deklaratën e ministrit Hoxhaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...