Pullë postare për pesëvjetorin e Pavarësisë

15 Shkurt 2013 - 15:25      

Për nder të pesëvjetorit të Pavarësisë së vendit, PTK-ja ka promovuar pulla postare “5 Vjet Pavarësi”, që do të fillojë të përdoret nga data 17 shkurt. Drejtues të Postë-Telekomit të Kosovës kanë thënë se pullat postare e promovojnë edhe më shumë shtetin e Kosovës.

Prishtinë, 15 shkurt - Për nder të pesëvjetorit të Pavarësisë së vendit, PTK-ja ka promovuar pulla postare “5 Vjet Pavarësi”, që  do të fillojë të përdoret nga data 17 shkurt. Drejtues të Postë-Telekomit të Kosovës kanë thënë se pullat postare e promovojnë edhe  më shumë shtetin e Kosovës.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka thënë se kjo pullë postare dërgon mesazhe të paqes dhe solidaritetit në të gjithë botën. Ndërkohë, edhe pse nuk ishin të pranishëm në promovimin e kësaj pulle postare, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, zv/kryeministri Hajredin Kuçi, si dhe ministrat Bajram Rexhepi, Besim Beqaj dhe Vlora Çitaku, u nderuan me nga një pllakat të pullës postare.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...