Vertu sjell Androidin e parë

15 Shkurt 2013 - 15:24      

Kompania britanike Vertu, e cila njihet për prodhimin e telefonave luksozë dhe ultra të shtrenjtë, e cila deri vitin e kaluar ka qenë në pronësi të Nokias, ka prezantuar telefonin e vet të parë të bazuar në Android – Vertu Ti. Tipike për Vertu, janë shfrytëzuar materiale të shtrenjta dhe punimi i plotë me dorë. Shtëpiza është punuar nga titaniumi prej nga vjen edhe emërtimi Ti, ndërsa ka edhe lëkurë, pastaj ekranin e punuar nga kristalet e safireve. Ekrani ka diagonale prej 800 x 480

Kompania britanike Vertu, e cila njihet për prodhimin e telefonave luksozë dhe ultra të shtrenjtë, e cila deri vitin e kaluar ka qenë në pronësi të Nokias, ka prezantuar telefonin e vet të parë të bazuar në Android – Vertu Ti. Tipike për Vertu, janë shfrytëzuar materiale të shtrenjta dhe punimi i plotë me dorë. Shtëpiza është punuar nga titaniumi prej nga vjen edhe emërtimi Ti, ndërsa ka edhe lëkurë, pastaj ekranin e punuar nga kristalet e safireve. Ekrani ka diagonale prej 800 x 480 pixelësh, ndërsa nën të gjendet procesori dual-core Snapdragon S4 me 1,5 GHz. Përveç Android 4.0 Vertu Ti ofron edhe përkrahje për Bleutooth 4.0 dhe NFC, ndërsa për të gjithë ata që nuk e kanë problem shpenzimin e parave, të themi që ky telefon kushton 7.900 euro.



 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...