Nuset vrasin vjehrrën

15 Shkurt 2013 - 13:26      

Në fshatin Hopesh të komunes Luzni në Peshkopi dy nuset e një shtëpie janë arrestuar në flagrancë nga policia.

Peshkopi, 15 shkurt- Në fshatin Hopesh të komunes Luzni në Peshkopi dy nuset e një shtëpie janë arrestuar në flagrancë nga policia.

Burimet policore pohojnë se 67-vjeçarja Naime Skura është vrarë me mjete të forta nga dy nuset e djemve. Më pas, ato e kanë marrë trupin e pajetë të 67-vjeçares dhe e kanë groposur në kasollen e lopëve. Viktima jetonte vetëm me dy nuset, pasi dy djemtë i kishte emigrantë. Paraprakisht thuhet se motiv i vrasjes është bërë një sherr i momentit mes viktimës dhe nuseve, transmeton TCH.

Krimi është rrëfyer nga njëra prej autoreve, Xhemile Skura, e cila është vetëdorëzuar në polici. Policia më pas ka shoqëruar edhe kunatën e saj Hike Skura, ndërkohë që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...