Një grua ka vdekur nga konsumimi i madh i Coca-Cola në Zelandë

12 Shkurt 2013 - 18:47      

Një grua në Zelandën e re vdiq pasi kishte konsumuar një sasi të madhe të Coca-Colas. Ky është konkluzioni në të cilin ka dalë një mjek ligjor nga Zelanda e Re. Natasha Harris, e cila u nda nga jeta tre vjet më parë nga sulmi në zemër, pinte deri 10 litra Coca-Cola në ditë. Sipas mjekut, kjo

Një grua në Zelandën e re vdiq pasi kishte konsumuar një sasi të madhe të Coca-Colas. Ky është konkluzioni në të cilin ka dalë një mjek ligjor nga Zelanda e Re. Natasha Harris, e cila u nda nga jeta tre vjet më parë nga sulmi në zemër, pinte deri 10 litra Coca-Cola në ditë. Sipas mjekut, kjo sasi ishte sa dyfishi i limitit të kafeinës së lejuar dhe më shumë se 11 herë i limitit të sheqerit që duhet të marrë një trup njerëzor. Ndërkohë, nga ana tjetër, kompania Coca-Cola ka kundërshtuar këtë konkluzion, duke thënë se nuk mund të provohet që produkti i tyre ka kontribuar në vdekjen e gruas. Fëmijët e viktimës janë shprehur se nëna e tyre kishte krijuar një varësi të tmerrshme ndaj kësaj pije. Sipas tyre, dhëmbët i ishin dëmtuar shumë dhe se trupi i saj dridhej nëse nuk merrte pijen. Mjeku ka thënë se konsumi i Coca- Cola-s i ka sjellë asaj aritmi kardiake. Ai tha se kompania nuk mund të jetë përgjegjëse për këtë ngjarje, por bëri thirrje që në etiketa të vihet një paralajmërim për rreziqet nga kjo pije. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...