iWatch, risia e Apple?(foto)

12 Shkurt 2013 - 17:24      

iWatch, kështu quhet sfida e radhës e Apple. Sipas zërave, kompania amerikane po punon për hedhjen në treg të një “ore të zgjuar” që do të jetë transparante dhe e lidhur me pulsin e personit që do ta mbajë në dorë. Sipas mediave amerikane iWatch do të shfrytëzojë sistemin operativ të “Mollës

iWatch, kështu quhet sfida e radhës e Apple. Sipas zërave, kompania amerikane po punon për hedhjen në treg të një “ore të zgjuar” që do të jetë transparante dhe e lidhur me pulsin e personit që do ta mbajë në dorë. Sipas mediave amerikane iWatch do të shfrytëzojë sistemin operativ të “Mollës”, iOS dhe do të jetë në gjendje të përshtatet me formën e dorës kjo falë realizimit të Corning Glass, kompania që i siguron Apple ekranet për iPhone.

Tim Cook, kreu i Apple, që e trashëgoi atë pas vdekjes së Steve Jobs, s'e ka fshehur asnjëherë ambicien për të hyrë në tregun e orëve i frymëzuar nga FuelBand e Nike që përdoret si kohëmatëse nëpër ngjarjet sportive në mbarë globin, transmeton TCH.

FuelBand komunikon me iPhone nëpërmjet një aplikacioni të përshtatur posacërisht për të. Dhjetorin e kaluar portali kinez Tech.163 shkruante se Apple po përgatitet për të hedhur në treg orën transparente me ekran 1.5 polësh e aftë për t’u lidhur me Bluetooth me gjithë produktet e tjera të Apple.

Lehtësisht mund të imagjinojmë se ora e “Mollës” nuk do të hidhet në treg për të konkuruar produktet e tjera të Apple, por do të jetë thjesht një aksesor shtesë i tyre, sidomos i iPhone. Kështu ora mund të jetë me sistem paralajmërimi për një sms të mbërritur në telefon ose mund të shërbejë si udhëzues navigator duke shfyrtëzuar hartat e Apple të hedhura në iPhone.

Për momentin gjithçka është në fazën e zërave. Ajo që dihet është që në 2014 Google ka paralajmëruar hedhjen në treg të syzeve inteligjente dhe Apple duhet të jetë gati të “kundërsulmojë”…ndoshta me orën inteligjente, iWatch.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...