Lipjani e çon sërish në shqyrtim publik ndërtimin e sheshit

12 Shkurt 2013 - 10:44      

U proklamua se do të niste të ndërtohej në verën e 2011-shit për çka edhe ishin marrë aprovime qytetarësh, por nuk u bë atëkohë. U proklamua sërish se do të niste me ndërtim në vjeshtën e vitit 2012, madje qytetarët mendonin edhe zhvendosjen për shkak të punimeve, por prapë nuk u bë. Dhe, këto afate kishin dështuar një pas një për shkak se, siç thuhej moskompletimit të një dokumentacioni ekstra të ngarkuar që kërkohej. Ndërkohë që, tashmë kur punët janë afruar dhe është komple

Lipjan, 12 shkurt – U proklamua se do të niste të ndërtohej në verën e 2011-shit për çka edhe ishin marrë aprovime qytetarësh, por nuk u bë atëkohë. U proklamua sërish se do të niste me ndërtim në vjeshtën e vitit 2012, madje qytetarët mendonin edhe zhvendosjen për shkak të punimeve, por prapë nuk u bë. Dhe, këto afate kishin dështuar një pas një për shkak se, siç thuhej moskompletimit të një dokumentacioni ekstra të ngarkuar që kërkohej. Ndërkohë që, tashmë kur punët janë afruar dhe është kompletuar dokumentacioni, për sheshin sërish është ftuar për 25 shkurt një shqyrtim publik me qytetarët. Por, që për dallim nga hera e parë kur kërkohej pajtueshmëria e banorëve që jetojnë e veprojnë në dhe rreth sheshit, tashmë po kërkohet diçka tjetër. Do të shqyrtohet me të gjithë shpronësimi i pronës së paluajtshme dhe format e tij.

“Kryetari i Komunës, Buja, do tё mbajë së shpejti më datën 25 të këtij muaji njё dëgjim publik lidhur me shpronësimin e kërkuar pёr realizimin e projektit të Komunës së Lipjanit që është paraparë implementimi i projektit kryesor zbatues - rregullimi dhe ndërtimi i sheshit “Adem Jashari” në Lipjan”, ka thënë Hasan Luma, shef në zyrën e informacionit publik në Lipjan. Luma ka thënë, ndërkaq, se çdo person i interesuar ka tё drejtë tё paraqesë komentet e tij me shkrim lidhur me shpronësimin e propozuar nё organin shpronësues, brenda 10 ditëve kalendarike, pas shpalljes  në media tё vendimit për shpronësim. Mirëpo, ai këmbëngul se banorët duhet ta dokumentojnë gjithsesi pronësinë. “Çdo  person i interesuar i cili dёshiron  tё marrë pjesё ose tё shprehë mendimet  nё dëgjimin publik duhet tё sjellë me vete prova tё arsyeshme (dokumente) tё cilat dёshmojnё se ёshtë pronar ose zotёrues i interesit”, ka thënë ai.

Ndërkohë që, pos kësaj në një deklaratë të mëhershme kreu komunal, Buja, pati premtuar se do të ketë dinamikë të përshpejtuar në ndërtimin e sheshit që është zvarritur. Madje, ai tashmë ka proklamuar vetëm një vit e gjysmë kohë për ndërtim. 

“Presim të kemi dinamikë të përshpejtuar të ndërtimit të sheshit, sepse dinamika do të jetë ndër kriteret kryesore dhe presim që dinamika e ndërtimit të jetë maksimum një vit e gjysmë”, pati thënë ai. Por Buja njëherësh edhe pati siguruar se ndërtimi i sheshit të ri do të jetë me shumë favore për banorët e kësaj pjese, ndërsa sipas tij, qytetarët në shumicë tashmë edhe janë pajtuar për këtë investim që mund të kapë shifrat madje 20 milionë euro. “Pajtueshmëri banorësh ka pasur dhe do të ketë besoj, sepse me secilin pronar do të hyhet në procedura të kontraktimit për t’u kthyer metrat katrorë të ngjashëm me atë që kanë pasur, kurse në rast se ndryshon etazhiteti do të kthehen metrat katrorë më shumë. Është qartësuar se po jepet banesa e vjetër për ta marrë të renë”, pati thënë ai.

Ndryshe, disa nga banorët e sheshit kanë ripërsëritur se janë të gatshëm për shqyrtim publik, janë të gatshëm edhe për dokumentim të pronës, por që nuk janë të gatshëm të presin zvarritje të tjera. “Shqyrtimi publik për argumentim të pronës  është i qëlluar dhe arsyetohet plotësisht, por nuk do të arsyetohej më zvarritje tjetër”, ka thënë Bekim Llugiqi, pronar i një lokali në shesh.   

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...