Shqipëria dhe Kosova me kurrikula të përbashkëta në 2015-tën

11 Shkurt 2013 - 21:05      

Shqipëria dhe Kosova po punojnë ngushtë për të pasur një kurrikul të unifikuar për vitin shkollor 2015-2016.Deri më tani, Kosova dhe Shqipëria kanë abetaret e njëjta dhe duke nisur që nga viti i ardhshëm do të jenë të unifikuara edhe tekstet e Historisë dhe Gjuhës shqipe

Tiranë, 11 shkurt - Shqipëria dhe Kosova po punojnë ngushtë për të pasur një kurrikul të unifikuar për vitin shkollor 2015-2016.Deri më tani, Kosova dhe Shqipëria kanë abetaret e njëjta dhe duke nisur që nga viti i ardhshëm do të jenë të unifikuara edhe tekstet e Historisë dhe Gjuhës shqipe. Ministria e Arsimit të Shqipërisë  bën të ditur se dy vendet po punojnë për kurrikula të përbashkëta shkollore për të gjithë sistemin parauniversitar, transmeton Shekulli online.

Kjo përfshin njësimin e të gjitha teksteve, nga klasa e I-rë deri në të IX-ën. Fillimisht po punohet për unifikimin e teksteve të Historisë dhe Gjuhës shqipe dhe më pas kurrikula do të zbatohet në shkollat shqiptare nga sezoni shkollor 2015-2016.

Ministritë e Arsimit të të dy vendeve janë duke punuar ngushtësisht për të shmangur edhe problemet që mund të sjellë përshtatja e dy sistemeve të arsimit parauniversitar.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...