Rrepa, mbretëresha çudibërëse nga toka

10 Shkurt 2013 - 08:21      

Njihet për materiet e veta antikancerogjene dhe karotenoidet, është burim i pasur i acidit folik, përmban shumicën e mineraleve të nevojshme, shëron aneminë, ulë kolesterolin., Rrepa, të cilën e quajnë edhe “mbretëreshë të tokës” është ushqimi i cili duhet të konsumohet çdo ditë.
Rrepa sipas karakteristikave të veta është një nga ushqimet më ushqyese, të cilin mund ta konsumoni çdo ditë, dhe paraqet zgjidhje ideale gjatë këtyre muajve dimërorë.

Njihet për materiet e veta antikancerogjene dhe karotenoidet, është burim i pasur i acidit folik, përmban shumicën e mineraleve të nevojshme, shëron aneminë, ulë kolesterolin., Rrepa, të cilën e quajnë edhe “mbretëreshë të tokës” është ushqimi i cili duhet të konsumohet çdo ditë.

Rrepa sipas karakteristikave të veta është një nga ushqimet më ushqyese, të cilin mund ta  konsumoni çdo ditë, dhe paraqet zgjidhje ideale gjatë këtyre muajve dimërorë.

Përveç që njihet për shkak të materieve antikancerogjene dhe karotenoideve, është burim i pasur i acidit folik, ndërsa është e pasur me antoksidantë, të cilave organizmi u ka borxh për mbrojtjen nga plakja e parakohshme.

Veçoritë shëruese

Është e pasur me mikroelementet siç janë jodi, bakri, seleni dhe vanadiumi, ndërsa nga mineralet shumë të nevojshme përmban kalium, natrium, kalcium, magnez dhe hekur. Rrepa përdoret për pastrimin e organizmit nga toksinat dhe paraqet ilaçin më të mirë natyror në shërimin e anemisë.

Përveç kësaj rrepa është e pasur me betaninë dhe betarinë, çka është jashtëzakonisht e rëndësishme për enët e gjakut, funksionin e mëlçisë dhe tëmthit, rregullimin e tensionit të gjakut dhe uljen e kolesterolit deri 40 për qind.

Ngjyra bimore antocian shtyp rritjen e qelizave të tumorit, dhe kështu rrepa është e shkëlqyeshme për mbrojtjen nga rrezatimi i rëntgenit dhe ai radioaktiv, dhe përdoret si ilaç për shërimin e pasojave të këtij rrezatimi.

Si të merrni panxharin?

Edhe pse rrepa mund të konsumohet në formë të zier, më së miri është ta konsumoni në formë të pagatuar. Gjatë këtyre ditëve të ftohta shumë e konsumojnë edhe si turshi, por më së miri është të  pini lëng nga rrepa, i cili mund të përgatitet shumë lehtë. Vetëm vendoseni në mikser dhe shtoni karotën, mollën, limonin dhe çka do që ju bie ndërmend dhe doza juaj ditore e shëndetit është arritur.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...