Legjenda në mjerim

8 Shkurt 2013 - 09:26      

Dy fëmijë i ishin vënë prapa në sheshin e Prishtinës "Nëna Terezë", duke i kërkuar lëmoshë. Në mendjen e fëmijëve nevojtarë, fare pak të informuar, ai si një sportist i madh dhe një personazh i emisioneve të shumta në TV, do të duhej të ishte njeriu i qëlluar për t'ua gëzuar zemrën. Por, shpejt fëmijët ulin kokën dhe largohen të dëshpëruar. Më i dëshpëruar se ata, është legjenda e boksit Aziz Salihu.

Prishtinë, 8 shkurt - Dy fëmijë i ishin vënë prapa në sheshin e Prishtinës "Nëna Terezë", duke i kërkuar lëmoshë. Në mendjen e fëmijëve nevojtarë, fare pak të informuar, ai si një sportist i madh dhe një personazh i emisioneve të shumta në TV, do të duhej të ishte njeriu i qëlluar për t'ua gëzuar zemrën. Por, shpejt fëmijët ulin kokën dhe largohen të dëshpëruar. Më i dëshpëruar se ata, është legjenda e boksit Aziz Salihu.

"E sheh, fëmijët më vijnë prapa, kujtojnë se unë kam para dhe mund t'i gëzoj, por jam gati si ata, në gjendje të mjerë", thoshte Salihu të enjten.

Ai duket i lodhur, i rraskapitur nga gjendja sociale që po e përcjell tash e sa vjet pas luftës.

"Nuk më ka shkuar mendja se do të vijë kjo ditë, ku nuk do të kem as kulm mbi kokë, as të ardhura, asnjë anëtar të familjes të punësuar. E assesi jo, që familjes t'i vihet në pikëpyetje edhe kafshata e gojës", thotë njeriu që më 1984 fitoi medalje olimpike në Los Angeles, të bronztën.(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)  

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...