Dy të plagosur nga kallashi në qendër të Prishtinës

7 Shkurt 2013 - 17:04      

(E plotësuar) - Një person i panjohur ka shtënë me kallashnikov te Fakulteti i Filologjisë, afër kafes “Kaos”, me ç’rast dy persona janë lënduar. Sipas një dëshmitari okular, njëri nga të lënduarit është i moshës 25-30 vjeç dhe vjen nga qyteti i Ferizajt. Ngjarja ka ndodhur sot në orët e pasdrekes.

Prishtinë, 7 shkurt (E plotësuar) - Një person i panjohur ka shtënë me kallashnikov te Fakulteti i Filologjisë, afër kafes “Kaos”, me ç’rast dy persona janë lënduar. Sipas një dëshmitari okular, njëri nga të lënduarit është i moshës 25-30 vjeç dhe vjen nga qyteti i Ferizajt. Ngjarja ka ndodhur sot në orët e pasdrekes.

“Derisa isha duke kaluar kah lokalet e Lesnës, kam dëgjuar një zë, i cili kërkonte ndihmë, më ka kërkuar që t’i ndihmoj që të shkoj te vetura e tij, për t’u nisur për në spital. Mu duk se plumbi e kishte kapur ndër brinjë. Menjëherë e kam lajmëruar Policinë”, tha ky dëshmitar për Indeksonline. Ai shtoi se i plagosuri i ka thënë se është nga Ferizaj.

Policia e Kosovës jo zyrtarisht ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar.

Një prej të përfshirëve në përleshje është Hasbi Sekiraça, kurse tjetri thuhet të ketë qenë  kalimtar rasti.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...