Sali Berisha: Njohje “de facto” e Kosovës

6 Shkurt 2013 - 22:33      

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka përshëndetur takimin e sotëm mes presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe homologut të saj serb, Tomisllav Nikoliq. Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Berisha e cilësoi takimin historik dhe si njohje “de facto” të Kosovës nga ana e Serbisë.

Tiranë, 6 shkurt – Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka përshëndetur takimin e sotëm mes presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe homologut të saj serb, Tomisllav Nikoliq. Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, Berisha e cilësoi takimin historik dhe si njohje “de facto” të Kosovës nga ana e Serbisë.

Ja edhe mesazhi i Berishës në Facebook.

“Sot ne Bruksel, histori e vërtetë!

Kryetarja e shtetit të pavarur, presidentja e Republikës së Kosovës, Znj. Ahtifete Jahjaga u takua në selinë e BE me presidentin e Republikës së Serbisë, Z. Tomislav Nikoliq në prani të Përfaqësueses së Lartë për Çështje të Jashtme dhe Sigurisë së BE, Znj. Catherine Ashton. Ata biseduan për marrëdhëniet midis dy vendeve të tyre sovrane. Unë ju ftoj ju të përshëndesim këtë takim vërtetë historik që shënon de facto njohjen e Kosovës nga Serbia.

Zoti e bekoftë Kosovën!”.  

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...