Cërvenkovski fton shqiptarët në protesta kundër Gruevskit

6 Shkurt 2013 - 22:21      

Lideri i Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Branko Crvenkovski nga protesta e opozitës të mbajtur sonte në Tetovë ka dërguar porosi edhe te shqiptarët.

Shkup, 6 shkurt – Lideri i Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Branko Crvenkovski nga protesta e opozitës të mbajtur sonte në Tetovë ka dërguar porosi edhe te shqiptarët.

“Këta nga pushteti thonë se Maqedonia është problem i maqedonasve. Ju gënjejnë, ju manipulojnë. Liria dhe demokracia nuk kanë ngjyra etnike. Sot e ka vështirë secili njeri në Maqedoni edhe maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, vllahët etj. Paratë që përfundojnë në xhepat privatë nuk kanë ngjyrë etnike. Maqedonia është shtet i përbashkët, problemet janë të përbashkëta dhe lufta është e përbashkët. Të kapemi dorë për dore kundër të gjithë atyre që po na e shkatërrojnë të ardhmen”, ka thënë Crvenkovski, njofton portali zhurnal. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...