“Energjia elektrike” ia ndërpret fjalën Kurtit në Deçan

6 Shkurt 2013 - 22:12      

Për të tretën herë brenda një muaji deçanasit kanë protestuar për të njëjtin qëllim, kundërshtimin e vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, që i fal manastirit të Deçanit më shumë se 23 hektarë tokë shoqërore.

Deçan, 6 shkurt - Për të tretën herë brenda një muaji deçanasit kanë protestuar për të njëjtin qëllim, kundërshtimin e vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, që i fal manastirit të Deçanit më shumë se 23 hektarë tokë shoqërore.

Në protestën e mijëra qytetarëve, edhe një herë janë përsëritur thirrjet e njëjta në drejtim të institucioneve shtetërore të Kosovës, e veçmas atyre të drejtësisë, që të mbrojnë kushtetutën e vendit dhe ligjet e saj. Në të kundërtën, nëse nuk shfuqizohet ky vendim arbitrar, siç e quajnë ata, protestat do të marrin përmasa të tjera, raporton KTV-ja.

Sipas Këshillit organizativ, kjo protestë vjen si shenjë mospajtimi edhe ndaj deklaratave të ambasadores amerikane dhe atij britanik që, siç thanë organizatorët, po bëjnë presion diplomatik.

Në këtë protestë morën pjesë edhe liderët e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj. Sipas zyrtarëve të kësaj lëvizje, derisa Albin Kurti iu drejtua protestuesve, atij i është ndalur fjalimi me arsyetimin se ishte ndërprerë energjia elektrike. “Vetëvendosje” pohon se kjo i është bërë qëllimisht.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...