Ramiqi rikthehet në politikë me “Lëvizjen Islame Bashkohu”

6 Shkurt 2013 - 21:34      

Njëri nga politikanët më kontrovers të dekadës së fundit, Fuad Ramiqi dhe lëvizja e tij pro-islamike “Bashkohu”, duket se kanë vendosur të transformohen në parti politike. Madje kjo lëvizje, e cila u bë e njohur në opinion për protestat për shami dhe xhami, synon të përfaqësohet në Kuvend të Kosovës, shkruan portali Albinfo.

Prishtinë, 6 shkurt - Njëri nga politikanët më kontrovers të dekadës së fundit, Fuad Ramiqi dhe lëvizja e tij pro-islamike “Bashkohu”, duket se kanë vendosur të transformohen në parti politike. Madje kjo lëvizje, e cila u bë e njohur në opinion për protestat për shami dhe xhami, synon të përfaqësohet në Kuvend të Kosovës, shkruan portali Albinfo.

Lëvizja e Ramiqit i ka bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ta regjistrojë si parti politike me emrin  “Lëvizja Islame Bashkohu” (LISBA). Ramiqi do të jetë kryetar i kësaj partie politike, e cila do të garojë në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa zëvendës i tij do të jetë Arsim Krasniqi.

Mirëpo as ky i fundit e as Ramiqi nuk kanë dashur të flasin për mediumet e Prishtinës për këtë transformim nga lëvizja në parti politike.

Ramiqi ka qenë një prej themeluesve të partisë së Drejtësisë, por e braktisi, ndërsa para vitit 2010 ka qenë në LDK.

Para luftës së Kosovës Ramiqi ishte ish-epror në Ushtrinë-Jugosllave, ndërsa më pastaj edhe oficer i lartë në luftën e Bosnjës, kurse më pas është angazhuar edhe si pjesëtar i FARK-ut në Tiranë.

Dy vjet më parë ai u zu nga forcat izraelite në një anije turke, që ishte duke dërguar mallra dhe ushqime për popullin palestinez në Gazë.

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...