Shqipëria humbi miqësoren me Gjeorgjinë

6 Shkurt 2013 - 21:10      

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll sonte lëshoi rastin për të përmirësuar sadopak renditjen në tabelën e FIFA-s. Megjithëse ishte një ndeshje miqësore, kombëtarja e Giani de Biasit u mposht në Tiranë nga Gjeorgjia dhe kjo ishte humbja e tetë nga kjo kombëtare, krahas tri fitoreve dhe dy barazimeve në takimet e deritashme të ndërsjella.

Prishtinë, 6 shkurt – Kombëtarja e Shqipërisë në futboll sonte lëshoi rastin për të përmirësuar sadopak renditjen në tabelën e FIFA-s. Megjithëse ishte një ndeshje miqësore, kombëtarja e Giani de Biasit u mposht në Tiranë nga Gjeorgjia dhe kjo ishte humbja e tetë nga kjo kombëtare, krahas tri fitoreve dhe dy barazimeve në takimet e deritashme të ndërsjella.

Kuqezinjtë kaluan në epërsi në minutën e 26-të, me golin e shënuar me kokë nga Erjon Bogdani. Ky ishte goli i tij i 18-të me kombëtaren, në 72 ndeshje të zhvilluara, më shumë se askush tjetër, madje i paarritshëm për mjaft kohë, sipas të gjitha gjasave.

Por pas rreth 15 minutave rezultati u barazua. Në minutën e 41-të ndodhi një gabim i  pafalshëm në mesfushë, teksa Bakaj kishte tërë hapësirën e duhur për të vepruar vetë drejt portës kundërshtare, ai e ktheu topin prapa me fuqi jo të plotë, duke u rrëmbyer nga kundërshtarët, që dalin rrufeshëm në kundërsulm. Në superioritet numerik ndaj Currit dhe Osmanit, i futuri si zëvendësues për Gjeorgjinë, Vatsadze arriti të mposhtë Etrit Berishën.

Në minutën e 82-të Gjeorgjia ia doli nëpërmjet Lobzhnaidzes të shënojë edhe një gol dhe të mbyllë këtë ndeshje me fitore 2:1.  

Ja edhe rezultatet e disa takimeve tjera të kryera deri tashti: 

Koreja Veriore  -    Kroacia           0:4

Moldavia       -    Kazakistani     1:3

Qipro                 -    Serbia             1:3

Hungaria           -    Bellorusia        1:1

Sllovenia      -    Bosnja             0:3

Ukraina      -    Norvegjia        2:0

Izraeli                -    Finlanda          1:1

Spanja               -    Uruguai           3:1

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...