Ramiqi mësyn politikën, krijon partinë “Lëvizja Islame Bashkohu”

5 Shkurt 2013 - 21:34      

Nuk është vetëm rruga ajo përmes së cilës Lëvizja Bashkohu do të tentojë t’i realizojë kërkesat e veta. Organizata joqeveritare, e njohur më tepër për protesta proislame, tashme ka mësyrë politikën, duke u shndërruar në parti politike “Lëvizja Islame Bashkohu”, me pretendimin për të qenë

Prishtinë, 5 shkurt - Nuk është vetëm rruga ajo përmes së cilës Lëvizja Bashkohu do të tentojë t’i realizojë kërkesat e veta. Organizata joqeveritare, e njohur më tepër për protesta proislame, tashme ka mësyrë politikën, duke u shndërruar në parti politike “Lëvizja Islame Bashkohu”, me pretendimin për të qenë edhe pjesë e kuvendit të Kosovës.Subjekti më i ri politik, të mërkurën, edhe zyrtarisht bëri kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u regjistruar si parti.

Në kopjet që siguroi Klan Kosova shihet se kërkesa për regjistrim në KQZ u bë me emrin “Lëvizja Islame Bashkohu”. Akronimi i saj është LISBA.

Fuad Ramiqi, që është parë si lider i lëvizjes, nuk do të jetë kryetar i saj tash si parti, të paktën në letra.

Ai që mori këtë përgjegjësi është kolegu i tij, Arsim Krasniqi. Por, as i pari e as i dyti nuk deshën të flasin pse vendosën t’i hyjnë politikës.

Lëvizja Bashkohu u bë e njohur për organizimin e protestave masive gjatë verës së 2011, që kishin synim ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë, futjen e edukatës fetare në shkolla dhe mos përjashtimin nga mësimi të vajzave me mbulesa.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...