Ruajtja nga hajnia zvarrit prokurimin e barnave?

3 Shkurt 2013 - 20:44      

Trendi i vjetër që pacientët të kujdesen vetë për të blerë barnat po vazhdon në QKUK. Ata që shtrihen në këtë qendër për të marrë shërbimet, duhet të kenë doemos një familjar me vete, i cili del jashtë klinikës për t’i blerë medikamentet e nevojshme që iu përshkruhen për terapi

Prishtinë, 3 shkurt - Trendi i vjetër që pacientët të kujdesen vetë për të blerë barnat po vazhdon në QKUK. Ata që shtrihen në këtë qendër për të marrë shërbimet, duhet të kenë doemos një familjar me vete, i cili del jashtë klinikës për t’i blerë medikamentet e nevojshme që iu përshkruhen për terapi, raporton KTV.Për një gjendje të tillë është në dijeni edhe stafi i QKUK-së. Mjekët thonë se shpesh herë gjenden në situata të vështira.

Qysh në fillim të vitit, në mungesë janë antibiotikët, shiringat dhe penjtë e nevojshëm për sallat e operacionit.

Pavarësisht kësaj situate, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani thotë se do të kujdeset që ta rregullojë këtë problem shumë shpejt.

Ditë më parë për këtë situatë ishte ankuar i pari i QKUK-së, Nijazi Gashi, i cili madje kishte thënë se do t’i shkelë të gjitha procedurat tenderuese dhe me buxhetin që ka QKUK-ja do t’i sigurojë këto materiale të domosdoshme për QKUK-në.

Institucionet shëndetësore ka kohë që nuk kanë arritur ta përmbushin listën esenciale me barna, e shkaktar për këtë problem gjithmonë kanë thënë të jenë procedurat e prokurimit.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...