Rënie e mëtutjeshme e eksportit kosovar

3 Shkurt 2013 - 20:38      

Kosova vazhdon të varet së tepërmi nga importi. Pavarësisht përpjekjeve, eksporti në vend që të shënojë rritje, ai bie vazhdimisht. Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Prishtinë, 3 shkurt - Kosova vazhdon të varet së tepërmi nga importi. Pavarësisht përpjekjeve, eksporti në vend që të shënojë rritje, ai bie vazhdimisht. Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës flasin se eksporti ka rënë për 1.5 milion, raporton KTV-ja.

Sipas këtyre statistikave, pjesa e fundvitit që e lamë pas është përcjellë me një rënie të importit për rreth 1.5 milion euro.

Kjo statistikë tregon se në tremujorin e tretë të vitit të kaluar vendi ka eksportuar kryesisht materiale të papërpunuara në vlerë të përgjithshme prej 22 milionë e 535 mijë euro.

Mirëpo, kjo shumë është shumë e vogël në krahasim me importin, i cili megjithë shifrat më të ulëta, mbetet ende i lartë.

Sipas ASK-së, më së shumti kemi importuar nga shtetet e BE-së, Maqedonia dhe Serbia.

Importi po shkakton ndikim negativ në xhepat e qytetarëve të varfër, sepse rritja e çmimeve të produkteve nga importi po bën që të ngrihen çmimet e produkteve të shumta.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...