VV: Bisedimet pa kushte e bëjnë Serbinë edhe më të keqe

3 Shkurt 2013 - 20:17      

Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi sot në Prizren një tribunë rreth temës “Ndalja e negociatave që po na ndalin zhvillimin shtetëror, shoqëror dhe ekonomik”Para qindra të pranishmëve folën nënkryetari

Prizren, 3 shkurt – Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi sot në Prizren një tribunë rreth temës “Ndalja e negociatave që po na ndalin zhvillimin shtetëror, shoqëror dhe ekonomik”Para qindra të pranishmëve folën nënkryetari, Shpend Ahmeti, kryetari Albin Kurti si dhe kryetari i qendrës së kësaj lëvizje në Prizren, Arbër Rexhaj.

Sipas Rexhajt, Kosova edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë peng i negociatave që duket se asnjëherë nuk do të kenë fund. “Që e ardhmja e fëmijëve tanë, që Kosova të jetë shtet sovran dhe me integritet territorial, me zhvillim ekonomik, që dëmin e këtyre negociatave mos ta mbajë në kurriz populli ynë, këto negociata duhet të ndalen menjëherë”.

Shpend Ahmeti u ndal tek zhvillimet socio-ekonomike, duke theksuar se Kosova është vendi më i varfër në botë, ku rreth gjysma e popullsisë së Kosovës jeton me më pak se 1.40 cent në ditë dhe se Kosova së fundi  ka kaluar edhe Bosnjën sa i përket papunësisë. Sipas Ahmetit, Kosova është shteti i vetëm në botë që ende nuk ka sigurime shëndetësore, gjë që Vetëvendosje e parasheh në programin e saj qeverisës. Ndërkaq, duke folur për fondin e veçantë veriun, ai tha se me krijimin e këtij fondi po krijohet baza për autonominë e veriut.

Albin Kurti tha se bisedimet që po zhvillohen në Bruksel, po shoqërohen nga një mungesë totale e transparencës. “E vetmja transparencë e këtyre bisedimeve shpaloset përmes komunikatave që lëshon Brukseli”, tha ai, kurse pastaj foli përmendi edhe shtatë marrëveshjet që kishte arritur Edita Tahiri dhe shtjelloi dëmin që ato i kanë sjellë vendit.

Kurti shprehu bindjen se vazhdimi i bisedimeve me Serbinë pa kushte ndaj saj, e bën Serbinë edhe më të keqe.

“Ndërkaq, ata që thonë se ne nuk mund ta kushtëzojmë Serbinë sepse jemi të dobët, duhet ta kenë parasysh se kushte nuk vendosin ata që kanë fuqinë, por ata që janë seriozë”, përfundoi kreu i Vetëvendosjes.



 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...