Ronaldo s’e përmend autogolin, flet për Fergin e Moun

3 Shkurt 2013 - 19:31      

Cristiano Ronaldo një ditë pasi realizoi autogolin e parë në karrierën e tij, në ndeshjen që Reali e humbi kundër Granadës (0:1), foli për takimin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve ndërmjet klubit të tashëm të tij dhe ish-klubit të tij, Manchester United, kurse autogolin e tija s që

Madrid, 3 shkurt – Cristiano Ronaldo një ditë pasi realizoi autogolin e parë në karrierën e tij, në ndeshjen që Reali e humbi kundër Granadës (0:1), foli për takimin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve ndërmjet klubit të tashëm të tij dhe ish-klubit të tij, Manchester United, kurse autogolin e tija s që e përmendi. Duke tundur rrjetën e ekipit të tij, ai tashti vërtetë mund të “mburret” që iu ka dhënë gol të gjitha klubeve të La Ligas, pasi ka tundur edhe rrjetin e ekipit të tij, por si duket kjo fare nuk e ka goditur.

Ai për mediumet angleze foli për duelin e ardhshëm me Manchester Unitedin. 

“Do të jenë këto duele të rënda, Reali dhe M. United janë dy klubet më të mëdha në botë dhe shanset për kalim në fazën e ardhshme janë 50:50 për qind. Manchester ka qenë shtëpia ime dhe e mbaj në zemër edhe më tutje, sepse nuk mundesh kurrë të harrosh se si janë sjellë njerëzit me mua. Jam i lumtur që kthehem atje”, theksoi Ronaldo, duke bërë pastaj një krahasim ndërmjet ish-trajnerit dhe këtij të tanishmit. 

“Manchesteri ka Fergusonin, një trajner fantastik, por ne e kemi Mourinhon. Ai tashti është trajner imi dhe shpresoj që ai të fitojë. Nuk mund t’i krahasoni, kjo është sikur të krahasoni një Ferrari dhe një Porsche. Të dytë janë shumë të mirë, përplot përvojë dhe duan të fitojnë, dhe kur e them këtë – theksoj se duan të fitojnë gjithçka”, tha ai. 

Takimi i parë i një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve do të luhet në Madrid më 13 shkurt, kurse ai i kthimit në satidumin Old Traford më 5 maj.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...