Juventusi shfrytëzon dështimin e Napolit dhe Lazios

3 Shkurt 2013 - 19:18      

Chievo dhe Juventus e hapën programin e së dielës të xhiros së 23-të të kampionatit italian në futboll Serie A, kurse ishin mysafirët ata që u kthyen me 3 pikë të plota në Torino. Në anën tjetër, Inter humbi nga Siena, Fiorentina e mposhti lehtë Parman, ndërsa Genoa i shkaktoi humbje

Prishtinë, 3 shkurt - Chievo dhe Juventus e hapën programin e së dielës të xhiros së 23-të të kampionatit italian në futboll Serie A, kurse ishin mysafirët ata që u kthyen me 3 pikë të plota në Torino. Në anën tjetër, Inter humbi nga Siena, Fiorentina e mposhti lehtë Parman, ndërsa Genoa i shkaktoi humbje Lazios, duke e larguar pak nga lufta për titull. Lideri i Serie, Juventusi arriti në epërsi që në minutën e 10-të me golin e Mattrit, kurse në minutën e 42-të Lichtsteiner e dyfishoi epërsinë në 2:0. 

C. Théréau shënoi golin e vetëm për Chievon në minutën e 52-të, por mysafirët ia dolën të ruajnë epërsinë prej 2:1, megjithë mungesat e mëdha në formacionin e tyre. Juventusi tashti i ikën Napolit, të dytit në tabelë për 3 pikë.

Pas shkarkimit të trajnerit Luigi del Nero, Genoa sikur është rilindur dhe me meritë kori fitore kundër Lazios së favorizuar. 

Rezultatet e javës së 23-të:

Chievo             -              Juventus    1:2

Fiorentina        -              Parma         2:0

Genoa              -              Lazio          3:2

Palermo           -              Atalanta      1:2

Pescara            -              Bologna      2:3

Siena               -              Inter             3:1

Roma               -              Cagliari       2:4 

Torino             -               Sampdoria  0:0

Napoli             -               Catania       2:0

Sonte nga ora 20:45 luhet takimi i fundit i kësaj jave ndërmjet Milanit dhe Udineses.

Në tabelë prin Juventus me 52 pikë, i ndjekur nga Napoli me 49, Lazio me 43, Interi me  40, Milani me 37 (një ndeshje më pak), Fiorentina me 36 e kështu me radhë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...