PDK-ja hesht për shpenzimet e konventës zgjedhore

3 Shkurt 2013 - 18:31      

Partia e kryeministrit Thaçi hapi një llogari “PDK 2013” në rrjetin social Twiter, nga ku publikoheshin ndodhitë në konventën e gjashtë partiake, e cila po ashtu u transmetua drejtpërdrejtë në televizion publik.Por, partia me elektoratin më të madh në vend, u mbyll kur iu kërkuan

Prishtinë, 3 shkurt - Partia e kryeministrit Thaçi hapi një llogari “PDK 2013” në rrjetin social Twiter, nga ku publikoheshin ndodhitë në konventën e gjashtë partiake, e cila po ashtu u transmetua drejtpërdrejtë në televizion publik.Por, partia me elektoratin më të madh në vend, u mbyll kur iu kërkuan informata se sa shpenzoi dhe nga i siguroi paratë për të organizuar konventën zgjedhore të fundjavës së kaluar. Ajo zbuloi vetëm një faturë prej 14 mijë eurosh, kurse sekretari Basri Musmurati është përgjigjur: “Zgjedhjet na kanë kushtuar aq sa kemi dashtë ne vet”.

Bazuar në një ofertë të Hotel Emerald, të cilën e posedon Gazeta Jeta në Kosovë, një shujtë e përbërë nga paragjella, sallata, ushqimi kryesor, ëmbëlsira dhe kafja kushton së paku 20 euro.

Kështu i bie që për 700 të ftuar të jenë paguar 14 mijë euro për vetëm një shujtë.

Por, ky çmim nuk përfshin edhe shpenzimet për marrjen me qira të sallës më të madhe të këtij hoteli për mbajtjen e punimeve të konventës, akomodimin e mysafirëve dhe shpenzimet tjera që kanë mundur të bëhen gjatë ditës së dytë të Konventës - ku rreth 700 delegatë kanë qëndruar.

Partia më e madhe në vend, më 26 e 27 janar rezervoi sallën e sporteve në Pallatin e Rinisë dhe sallën e konferencave në “Hotel Emerald” për të mbajtur takimet finale të zgjedhjeve të brendshme.

Po ashtu, kjo parti për tre muaj rresht, nga 1 nëntori 2012 e deri më 27 janar 2013, organizoi zgjedhjet e brendshme në të gjitha degët dhe nëndegët e saj.

 

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...