Norvegjia angazhohet për dialog në Luginën e Preshevës

3 Shkurt 2013 - 18:07      

Ambasadori i Norvegjisë në Serbi, Nils Ragnar Kamsvag deklaroi për agjencinë serbe të lajmeve FoNet se është qenësore që Serbia sa më parë të fitojë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Duke thënë se konfliktet politike mund të reflektohen në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Kamsvag vlerësoi se është për lëvdatë fakti që konfliktet

Leskovac, 3 shkurt – Ambasadori i Norvegjisë në Serbi, Nils Ragnar Kamsvag deklaroi për agjencinë serbe të lajmeve FoNet se është qenësore që Serbia sa më parë të fitojë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Duke thënë se konfliktet politike mund të reflektohen në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Kamsvag vlerësoi se është për lëvdatë fakti që konfliktet e tilla deri tashti nuk kanë ndikuar në dy bisedimet e dy palëve që po zhvillohen në mënyrë konstruktive në Bruksel.

I pyetur rreth problemeve me lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë, Kamsvag tha që është pozitive që autoritetet lokale dhe ato qendrore po bisedojnë për këtë, gjë që jep shpresë se që të gjendet zgjidhje e kënaqshme.

“Jugu i Serbisë ka shumë më shumë probleme se sa ky lapidar” andaj dy palët duhet të mendojnë çka të bëjnë në planin e zhvillimit ekonomik”.

Duke folur për ndihmën që Norvegjia i jep Serbisë, ambasadori norvegjez  tha se shteti i tij po punon edhe për përmirësimin e kushteve në jug të Serbisë, duke shtuar se për zhvillimin e kësaj pjese në tre vjetët e fundit janë dhënë rreth 5 milionë euro.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...