“Nata 2” çon në pranga 6 elbasanas

1 Shkurt 2013 - 11:54      

Gjatë shtetas u arrestuan nga policia e Elbasanit gjatë orëve të mbrëmjes së shkuar, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Operacioni i koduar “Nata 2”, përfundoi me arrestimin e shtetasve Ardian Çota, 45-vjeç, Martin Liçi, 22-vjeç, Bledar Sula, 28-vjeç, Arben Spaho, 29-vjeç, A.P, 16-vjeç, si dhe Sokol Koçi, 32-vjeç, raporton Start.

Elbasan, 1 shkurt  – Gjatë shtetas u arrestuan nga policia e Elbasanit gjatë orëve të mbrëmjes së shkuar, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.  

Operacioni i koduar “Nata 2”, përfundoi me arrestimin e shtetasve Ardian Çota, 45-vjeç, Martin Liçi, 22-vjeç, Bledar Sula, 28-vjeç, Arben Spaho, 29-vjeç, A.P, 16-vjeç, si dhe Sokol Koçi, 32-vjeç, raporton Start.

Në sajë të një hetimi rezultoi se shtetasit Ardian Çota, Martin Liçi dhe Bledar Sula, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë e vende të ndryshme, kanë realizuar një sërë vjedhjesh të ndryshme ne qytetin e Elbasanit por edhe në periferi te saj. Këta shtetas janë autorë të vjedhjes së kabullit elektrik të sistemit të ndriçimit në rrugën në lagjen Skënderbej”, po kështu janë autorë të ngjarjes së ndodhur me datë 09.01.2013 e cila bën fjalë për vjedhjen e një “Servisi” në lagjen 28 Nëntori  në Elbasan, në pronësi të shtetasit F.Bitri, ku kanë marrë një aparat saldimi, një gjenerator, dy pistoleta ajri, etj. Nga  kontrollit i ushtruar ne banesën e shtetasit Martin Liçi u gjetën e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2000 copë fishekë automatiku.

“Aktualisht janë dokumentuar vjedhja e ndodhur në datë 28 janar 2013 e dy banesave në fshatin Katundi i Ri, në Elbasan, në pronësi të shtetasve P.Korça dhe J.Korça, ku si autorështë shtetasi Arben Spaho, nga ku ka vjedhur 4 televizorë Plazmë si dhe disa vegla pune”, sqaron policia. Gjithashtu, është ndaluar edhe shtetasi A.P,  pasi akuzohet për veprën penale “vjedhjes e kryer në bashkëpunim”, sepse ky shtetas me date 25.10.2012 në lagjen “Syrja Dylgjeri” në Elbasan, ka vjedhur banesën e shtetases K.Bardhi, nga ku i ka marrë 100 mijë lekë të reja.

Po kështu është bërë arrestimi  shtetasit Sokol Koçi, datëlindjes 1981, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”, pasi ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me sende të forta bashkëshorten e tij  shtetasen L.Koçi, dt 1982, si dhe ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj fëmijëve të tij. Ndërkohë, vazhdon puna hetimore, për të dokumentuar edhe të tjera vjedhje të ndodhura ne qarkun e Elbasanit.  

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...