BE-ja për drogën: Shqiptarët më aktivët

31 Janar 2013 - 17:52      

Qendra e monitorimit evropian për drogën pranë BE-së dhe EUROPOL-it kanë publikuar një raport tronditës mbi trafikun e drogës dhe rrugët e depërtimit të saj në vendet e Unionit.

Tiranë, 31 janar - Qendra e monitorimit evropian për drogën pranë BE-së dhe EUROPOL-it kanë publikuar një raport tronditës mbi trafikun e drogës dhe rrugët e depërtimit të saj në vendet e Unionit.

Grupet kriminale shqiptare spikatin në këtë raport si ndër grupet më aktive në trafikun e kokainës dhe heroinës drejt vendeve të BE, por edhe si një vend burimi kryesor në prodhimin e canabisit. BE dyshon se në Shqipëri dhe Moldavi ka edhe laboratorë për prodhimin dhe përpunimin e kokainës.

“Shqiptarët janë të përfshirë në aktivitete të shumëfishta kriminale”, thuhet në këtë studim që përfshin vitet e fundit, ku citohet më tej se shqiptarët janë të përfshirë në trafikun e kokainës, drogave sintetike por dhe canabisit.

Sipas raportit, shqiptarët bashkëpunojnë ngushtë me partnerë turq për të trafikuar heroinë drejt Italisë, që cilësohet si vendi më i madh i BE në konsumin e kësaj droge. Raporti citon se grupet kriminale shqiptare përdorin forma të ndryshme të transportit të drogës, ndërsa vitet e fundit kanë forcuar lidhjet me grupet kriminale lituaneze dhe turke. Madje raporti citon mes të tjerash se grupet kriminale shqiptare përdorin zona të caktuara në rajon si në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri për të ruajtur dhe magazinuar drogën.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...