Pengohet kontrabanda e veprave të artit

31 Janar 2013 - 17:50      

Një numër i madh veprash arti, që sipas policisë janë të vjedhura, u konfiskuan sot në pikën kufitare të Kakavijës, teksa një shtetas nga Tirana tentonte t’i transportonte ato ilegalisht jashtë vendit.

Kakavijë, 31 janar - Një numër i madh veprash arti, që sipas policisë janë të vjedhura, u konfiskuan sot në pikën kufitare të Kakavijës, teksa një shtetas nga Tirana tentonte t’i transportonte ato ilegalisht jashtë vendit.

Policia sqaron se personi në fjalë i kishte fshehur veprat e artit në një çantë dhe ishte udhëtar në automjetin ku u krye kontrolli.

Sipas policisë, mes veprave të artit kishte kryqe, piktura dhe ikonostase, ndërsa dyshohet se këto objekte u përkasin koleksioneve të kishave në jug të Shqipërisë, transmeton BW, duke shtuar që policia e Gjirokastrës po punon për të zbardhur origjinën e tyre.

Për arsye hetimore nuk është bëtë i ditur identiteti i personit të arrestuar.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...