Shqipëria ratifikoi tri marrëveshje me Kosovën

31 Janar 2013 - 17:32      

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten me 131 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen dypalëshe “për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale”, e cila synon forcimin e bashkëpunimit në çështjet penale mes dy vendeve, në luftën kundër krimit.

Tiranë, 31 janar - Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten me 131 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen dypalëshe “për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale”, e cila synon forcimin e bashkëpunimit në çështjet penale mes dy vendeve, në luftën kundër krimit.

Marrëveshja tjetër mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës “për transferimin e personave të dënuar”, synon mundësimin e vuajtjes së dënimit të personave të dënuar në vendin e origjinës, transmeton BW.

Ndërsa marrëveshja e tretë “Për ekstradimin”, synon nxitjen e bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale, në frymën e respektit reciprok, për parimin e sovranitetit dhe barazisë së të drejtave, si dhe kontribuon në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit efektiv ndërkombëtar në luftën kundër krimit, duke lehtësuar procedurat e ekstradimit në shkallën më të lartë të mundshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...