Ministri Krasniqi takoi ambasadoren e Francës

31 Janar 2013 - 17:22      

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi priti sot në një takim njohës ambasadoren e Francës në Prishtinë, Maryse Daviet, me të cilën bisedoi për arritjet dhe sfidat në fushën e kulturës në Kosovë. Krasniqi tha se rritja e buxhetit për kulturën, prezantimi i skenës sonë kulturore në ngjarjet kulturore në botë, siç është Festivali i Filmit në Cannes, ai në Berlinale, Bienalja e Venecias e shumë të tjera të rëndësishme, kanë bërë që kultura në Kosovë vërtetë të ndjejë ndryshimet pozitive.

Prishtinë, 31 janar - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi priti sot në një takim njohës ambasadoren e Francës në Prishtinë, Maryse Daviet, me të cilën bisedoi për arritjet dhe sfidat në fushën e kulturës në Kosovë. Krasniqi tha se rritja e buxhetit për kulturën, prezantimi i skenës sonë kulturore në ngjarjet kulturore në botë, siç është Festivali i Filmit në Cannes, ai në Berlinale, Bienalja e Venecias e shumë të tjera të rëndësishme, kanë bërë që kultura në Kosovë vërtetë të ndjejë ndryshimet pozitive.

Ai vlerësoi edhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e kulturës, dhe shprehi përkushtimin që ky bashkëpunim të rritet, duke marrë iniciativa të përbashkët në aktivitete të ndryshme, dhe duke punuar në krijimin e lidhjes mes artistëve nga Kosova dhe atyre nga Franca.

Ambasadorja Daviet e përgëzoi ministrin për punën e bërë deri më tash dhe shprehu  përkushtimin që dy vendet të rrisin bashkëpunimin në fushën e kulturës.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...