Frank Schleck suspendohet për një vit

31 Janar 2013 - 16:51      

Çiklisti Frank Schleck do të mungojë në edicionin e sivjetmë të Tour de France, pas suspendimit prej një viti për shkak të dështimit në një test dopingu në vitin e kaluar. Kështu ka njoftuar Agjencia e Anti-Dopingut në Luksemburg.

Luksemburg, 31 janar – Çiklisti Frank Schleck do të mungojë në edicionin e sivjetmë të Tour de France, pas suspendimit prej një viti për shkak të dështimit në një test dopingu në vitin e kaluar. Kështu ka njoftuar Agjencia e Anti-Dopingut në Luksemburg.

Schleck, i cili kishte dalë i treti më 2011 në Tour de France, në vitin e kaluar rezultoi pozitiv në testin e bërë pas etapës së 13-të.

Pezullimi i Schleckut nis nga dita që ai ka dështuar në test, pra nga 14 korriku i vitit të kaluar. Çiklistit nga Luksemburgu i lejohet garimi dy javë pasi që nis gara më e famshme çiklistike Tour de France, transmeton KTV-ja.

“Natyrisht, jam i dëshpëruar me vendimin. Mendoj që suspendimi për një vit është shumë i ashpër, duke marrë parasysh faktin që pa dashje kam konsumuar një produkt të ndaluar”, tha Schleck.

Çiklisti 32-vjeçar mund të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport. Por edhe Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit dhe Agjencia Botërore i Anti-Dopingut mund t’i drejtohen Gjykatës së Arbitrazhit me kërkesë për dënim edhe më të madh.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...