Jacobson porosit deçanasit: Respektoni vendimin e gjykatës

31 Janar 2013 - 16:29      

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka vizituar sot Deçanin dhe është takuar me liderët e këtij qyteti.

Prishtinë, 31 janar - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka vizituar sot Deçanin dhe është takuar me liderët e këtij qyteti.

“Kryesisht kemi ardhur për të biseduar rreth çështjes së tokës, e cila ka qenë burim i mospajtimit në këtë komunitet. Pa marrë parasysh a pajtohen njerëzit me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për këtë rast apo jo, të gjithë duhet ta respektojmë dhe ta zbatojmë vendimin e gjykatës së pavarur".

“Ky është parimi kryesor i sundimit të ligjit. Shpresoj që udhëheqësit komunalë do të mund ta zbatojnë vendimin shpejt ashtu që i tërë komuniteti të ecë përpara”, citohet të ketë thënë Jacobson, në një komunikatë për media, të publikuar nga ambasada amerikane në Prishtinë.

“Gjatë vizitës së saj në manastirin e Deçanit, në vitin 2010, nënpresidenti Biden tha se manastiri është pjesë përbërëse jo vetëm e së kaluarës së këtij komuniteti, por çka është edhe më e rëndësishme, edhe e të ardhmes së tij. SHBA-ja dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë të Kosovës presin që Deçani të shfaqë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe vlera evropiane edhe për këtë. I nxis udhëheqësit lokalë të punojnë së bashku për promovimin e turizmit, mundësive dhe rritjes ekonomike”, ka thënë ambasadorja.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...