Kapen edhe tre grabitës të rrezikshëm

31 Janar 2013 - 15:58      

Njësitet policore të rajonit të Prishtinës edhe gjatë kësaj jave kanë vazhduar aksionet e tyre policore, për arrestimin e personave të dyshuar për raste të grabitjeve të armatosura dhe dërgimin e tyre para organeve kompetente. Operacioni i parë është zhvilluar në Prishtinë më 28 janar

Prishtinë, 31 janar  – Njësitet policore të rajonit të Prishtinës edhe gjatë kësaj jave kanë vazhduar aksionet e tyre policore, për arrestimin e personave të dyshuar për raste të grabitjeve të armatosura dhe dërgimin e tyre para organeve kompetente. Operacioni i parë është zhvilluar në Prishtinë më  28 janar, kur është arrestuar një person i dyshuar, i cili dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në disa raste të grabitjeve të armatosura ( në një market në fshatin Bardhosh, lokale në lojëra të fatit etj). Personit të dyshuar, R. Salihu– mashkull, 25 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, i është konfiskuar një veturë e tipit VW Jetta, ngjyrë e verdhë, me targa të Republikës së Kosovës, veturë kjo që dyshohet të jetë përdor pas realizimit të grabitjeve, për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Operacioni i dytë i organizuar mirë nga hetuesit, është realizuar me datën 29.01.2013 në Ferizaj, ku për grabitje të armatosura të raportuara në rajonin e Prishtinës, (barnatore, bastore, postë, pompa derivatesh etj), është arrestuar, D. Krivaqa– mashkull, 30 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka qenë i kërkuar edhe më herët për grabitje të armatosura, nga ana e hetuesve rajonal të Prishtinës. Personit në fjalë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës narkotike e cila dyshohet të jetë marihuanë. Puna e hetuesve rajonal të Prishtinës ka rezultuar e suksesshme edhe dje, ku rreth orës 15:00, në Han të  Elezit është arrestuar, T. Dashi– mashkull, 20 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në raste të grabitjeve të armatosura. Dy të dyshuarve të parë, iu është vazhduar masa e paraburgimit për një muaj, ndërsa me aktvendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, i dyshuari i tretë po mbahet në qendrën e mbajtjes në Prishtinë, për procedura të mëtejme. Vlen të theksohet se për rastet në fjalë si dhe për raste të tjera të grabitjeve e vjedhjeve, policia po vazhdon operacionet, është në kërkim të disa personave të cilët i ka identifikuar, si të dyshuar të mundshëm për vepra penale kundër pronës dhe pasurisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...