Sharje e kërcënime mes deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë

31 Janar 2013 - 15:51      

Akuza dhe ofendime të rënda u shkëmbyen sot mes deputetëve të PDSH-së dhe BDI-së gjatë seancës kuvendore ku u shtruan pyetjet e deputetëve. Orhan Ibrahimi akuzoi kreun e grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferin për dhunë të ushtruar gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2008. E

Shkup, 31 janar   - Akuza dhe ofendime të rënda u shkëmbyen sot mes deputetëve të PDSH-së dhe BDI-së gjatë seancës kuvendore ku u shtruan pyetjet e deputetëve. Orhan Ibrahimi akuzoi kreun e grupit parlamentar të BDI-së Talat Xhaferin për dhunë të ushtruar gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2008. E menjëhershme ishte kundërpërgjigjja e Xhaferit, i cili theksoi se është ironike të marrësh akuza për krim nga një kryekriminel siç e quajti ai Ibrahimin.



“Ka bërë krim, është i akuzuar, ka nxjerr revole, ka dashur të vriste njeri! Dhe s’ka këtu përse të na e marrë fjalën kryetari ose për ndërhyrje procedurale”, tha Orhan Ibrahimi, PDSH.



“Është ironike që kryekrimineli të akuzojë për krim, duke pasur parasysh faktin se në shtëpinë time në vitin 2008 para fushatës zgjedhore është hedhur mjet shpërthyes. Edhe njëherë them; ironia është kur kryekrimineli të bën akuza për krim”, kundërpërgjigjet Talat Xhaferi, BDI, njofotn Alsat-M.



Situata kulmoi me ndërhyrjen e shefit të grupit parlamentar të PDSH-së Imer Aliu.



“Pasi e mban mend mirë 2008-ën, e mban mend t’i se kush ta shkuli mjekrën dhe ta dha fytyrës atë lesh, ë..? Përpiqu të kujtohesh, dhe do të të kujtohet se kush ka qenë”, tha Imer Aliu i PDSH.



Ndërkohë deputeti Bekim Fazliu, duke iu drejtuar ministres së brendshme Gordana Jankullovska rreth rastit ‘Monstra’, e pyeti atë në mënyrë direkte nëse planifikon apo jo të japë dorëheqjen nga posti, për çështje morale. Ndër pyetjet e shtruara ishin edhe ato se sa është i gatshëm pushteti që të ofrojë zgjedhje të lira dhe demokratike; sa është numri i shqiptarëve të cilëve që nga viti 2008 e këtej u është ndërprerë ndihma sociale dhe pse?

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...