Kosova sa më parë në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit

31 Janar 2013 - 15:41      

Në konferencën dyditore të organizuar nga grupi i deputetëve socialdemokrat të Parlamentit Evropjan në Triestë të Italisë, ku të ftuar ishin liderët e partive socialdemokrate të Ballkanit Perëndimor,

Triestë, 31 janar   - Në konferencën dyditore të organizuar nga grupi i deputetëve socialdemokrat të Parlamentit Evropjan në Triestë të Italisë, ku të ftuar ishin liderët e partive socialdemokrate të Ballkanit Perëndimor, morën pjesë edhe përfaqësues nga Partia Socialdmokrate e Kosovës. Tema e diskutimit ishte “sfidat e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor”.Në këtë konferencë po ashtu u diskutua edhe liberalizimi i vizave gjegjësisht mosrespektimi i disa rregullave që kanë të bëjnë më azilkërkuesit nga Serbia dhe Maqedonia. Me plotësimin e kritereve të vëna nga BE-ja edhe Kosova do të gëzoj të drejtën për lëvizje të lirë.

Eurodeputetja Tanja Fajon theksoi rëndësinë që BE-ja të vazhdojë me integrimit e vendeve të reja, por në të njejtën kohë kërkoi që këto vende të vazhdojnë me reforma reale për forcimin e demokracisë dhe shtetin ligjor.

Kurse eurodeputeti Knut Fleckestein tha se Republika e Kosovës duhet sa më shpejt të jetë pjesë e marrëveshjes për stabilizim dhe asociim në mënyrë që të krijohet një paqe më e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor. Ky konkluzion u përkrah edhe nga përfaqësues të Partisë Socialiste të Shqipërisë si dhe nga përfaqësuesi i LSI-së.

Konferëncën e përmbylli Hannes Swoboda njëherit edhe kryesuesi i këtij grupi parlamentar dhe theksoi që Grupi Parlamentar i Socialistëve dhe Demokratëve në BE paraqet forcën kryesore shtytëse pro zgjerimit të BE-së, dhe njëherit hodhi poshtë zërat që brenda BE-së nuk ka disponim për zgjerim pas pranimit të Kroacisë si anëtare më e re.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...