Sondazhet nxjerrin Aleancën KuqeZi forcë të tretë në Shqipëri

31 Janar 2013 - 10:43      

Partia Socialiste fiton me 41.2% të votave, nëse zgjedhjet e përgjithshme do të zhvilloheshin sot, transmeton ‘Shekulli’ njoftimin. Këtë shifër e bënë të ditur Qendra e Kërkimeve Shkencore, sipas sondazhit të së cilës, i realizuar gjatë periudhës 21-28 janar 2013, Partia Demokratike merr vetëm 31.2% të votave, Partia Socialiste vazhdon kryesimin me 41.2%, ndërsa Aleanca Kuqezi renditet forca e tretë, me 15.0%.

Tiranë, 31 janar - Partia Socialiste fiton me 41.2% të votave, nëse zgjedhjet e përgjithshme do të zhvilloheshin sot, transmeton ‘Shekulli’ njoftimin. Këtë shifër e bënë të ditur Qendra e Kërkimeve Shkencore, sipas sondazhit të së cilës, i realizuar gjatë periudhës 21-28 janar 2013, Partia Demokratike merr vetëm 31.2% të votave,  Partia Socialiste vazhdon kryesimin me 41.2%, ndërsa Aleanca Kuqezi renditet forca e tretë, me 15.0%.

Sondazhi u zhvillua me vizita në shtëpitë e të anketuarve, bazuar në një kampion statistikor të përbërë nga 1100 votues, 600 prej të cilëve banojnë në zonat urbane dhe 500 në zonat rurale. Metodologjia e përzgjedhjes së kampionit është e njëjtë me atë të përdorur në sondazhin e zhvilluar nga kjo qendër në fund të dhjetorit.

Nga përgjigjet e të anketuarve rezultoi se 77.5% e tyre do të merrnin sot pjesë në zgjedhje, ndërsa 69.1% deklaruan edhe se për cilën parti do të votonin.

Nga preferencat e atyre që e deklaruan votën, konstatohet se PS-ja përsëri mbetet në kuotat e zgjedhjeve të 2009-ës, ndërsa PD-ja dhe partitë e tjera të vogla duken se kanë pasur një rrjedhje të madhe, që është kanalizuar kryesisht drejt dy partive të reja.

Për të anketuarit që u shprehën se do të merrnin sot pjesë në zgjedhje, por që nuk e deklaruan preferencën për partitë, nuk ka informacion të mjaftueshëm për të parashikuar se nga mund të anojnë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...