“Lufta” e Klasikëve

30 Janar 2013 - 15:08      

Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshen për herë të katërt këtë sezon ndaj njëra-tjetrës. Dy takime në Superkupën e Spanjës, një në kampionat dhe tashmë vjen gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit mes dy skuadrave më të mira të Spanjës dhe jo vetëm.
222 ndeshje zyrtare - Madrilenët dhe katalanasit janë ndeshur 222 herë mes tyre me një bilanc prej 88 fitoresh të Realit, 87 të Barcelonës dhe 47 barazime. Në ndeshjet si e sotmja, ku “Los Blancos” luajnë në fushën e tyre, bilanci është 61-25 (24 barazime) për Realin.

30 ndeshje Kupe – Real Madrid dhe Barcelona janë ndeshur 30 herë mes tyre në Kupën e Mbretit. Reali ka fituar 10 herë, Barcelona 14 dhe 6 takime janë ndarë në barazim.

Të eliminosh Barcelonën – Që nga sezoni 2008-2009, Barcelona ka luajtur 34 eliminatore me dy takime (çerekfinale apo gjysmëfinale: 13 në Champions, 17 në Kupë dhe 4 në Superkupë). Katalanasit i kanë kaluar të gjitha me sukses përveç 4 rasteve: Sevilla (Kupë 2009-2010), Inter (Champions 2009-2010), Chelsea (Champions 2011-2012) dhe Real Madrid (Superkupë 2012). Reali do të ishte skuadra e parë që e eliminon dy herë Barcelonën në periudhën e saj më të lavdishme që nisi me ardhjen e Pep Guardiolës.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...