Tottenham bënë ofertë për Damiao

30 Janar 2013 - 15:06      

Tottenham do të tentojë deri në fund që të transferojë sulmuesin e Internacionalit, Leadro Damiao. Dailymail sot raporton se Spurs kanë dërguar një ofertë prej 15 milion funteve në drejtim të ekipit brazilian pasi ata së fundmi kanë transferuar sulmuesin nga Palmeiras.

Londër, 30 janar- Tottenham do të tentojë deri në fund që të transferojë sulmuesin e Internacionalit, Leadro Damiao. Dailymail sot raporton se Spurs kanë dërguar një ofertë prej 15 milion funteve në drejtim të ekipit brazilian pasi ata së fundmi kanë transferuar sulmuesin nga Palmeiras.

Tottenham ishte e interesuar që të transferonte Alvaro Negredon nga Sevilla mirëpo bisedimet nuk kanë shkuar mirë përderisa edhe sulmuesi, 25 vjeçar, Eder i Sporting Braga është në listën e Spurs.

Marrëveshja për Damiao do të jetë shumë e vështirë pasi që tashmë është fundi i afatit kalimtar të janarit.













 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...