Haradinaj: Po s’u arrit marrëveshje me PDK-në - presim deri në zgjedhje

30 Janar 2013 - 13:46      

(E plotësuar) Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se brenda pak ditëve do të hiqen dilemat dhe do të dihet epilogu përfundimtar i kërkesave të tyre për të bashkëqeverisur me Partinë Demokratike të Kosovës.

Prishtinë, 30 janar – (E plotësuar) Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se brenda pak ditëve do të hiqen dilemat dhe do të dihet epilogu përfundimtar i kërkesave të tyre për të bashkëqeverisur me Partinë Demokratike të Kosovës. Haradinaj nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjen e gazetarëve, nëse do t’i bashkëngjiten grupit tjetër opozitar për të ngritur mocion për rrëzimin e qeverisë. Por, i pari i AAK-së ka thënë se “kërkesa e partisë që ai drejton është e njëjtë dhe nuk ka asnjë ndryshim përmbajtjesor në ofertën e bërë për të qeverisur vendin, por sipas tij, edhe në rast të se kjo nuk ndodh, ne do të presim deri në momentin kur në vend do të jepet mundësia për zgjedhje të reja, transmeton KTV. Këto komente Haradinaj i ka bërë gjatë vizitës që i ka bërë Forcës së Sigurisë së Kosovës, me ç`rast ka thënë se Ushtria e Kosovës, siç e quajti ai, është e gatshme të anëtarësohet në strukturat atlantike.  

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...