Suspendohen dy policë lidhur me arrestimin truprojave të Vulinit

30 Janar 2013 - 13:05      

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë suspenduar nga detyra deri në përfundim të hetimeve që po zhvillohen në lidhje me rastin e arrestimit të nëntë truprojave të shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin.
Policët dyshohen se kanë përdorur forcë fizike, derisa serbët e arrestuar po mbaheshin në qendrën e ndalimit.

Prishtinë, 30 janar - Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë suspenduar nga detyra deri në përfundim të hetimeve që po zhvillohen në lidhje me rastin e arrestimit të nëntë truprojave të shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin.

Policët dyshohen se kanë përdorur forcë fizike, derisa serbët e arrestuar po mbaheshin në qendrën e ndalimit.

“Si rezultat i hetimeve të përbashkëta të kryera nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe EULEX–it, lidhur me ngjarjen e ndodhur me 7 janar 2013, dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë suspenduar në pritje deri në përfundim të hetimeve”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Policia do të vazhdojë të bashkëpunojë me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe EULEX-in gjatë zhvillimit të hetimeve. Me daljen e fakteve të reja lidhur me rastin Policia e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe të duhura.

Personat e dyshuar ishin ndaluar bazuar në autorizimin e prokurorit nga Policia pasi qe gjatë përcjelljes së eskortës se Vulin e cila ishte përgjegjësi e Policisë së Kosovës kishin sjellje dhe veprime të dyshimta dhe veshjes se njëjtë të të gjithë personave prandaj për shkak të sigurisë së personalitetit policia i ka ndaluar dhe shoqëruar në stacion Policor .

Personat e ndaluar gjatë gjithë kohës me dy vetura private kanë përcjellë kolonën e eskortës se Vulin dhe kanë kryer veprime të dyshimta për policinë e Kosovës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...