Katër të mitur të dyshimtë për dëmtim varrezash

30 Janar 2013 - 13:02      

Katër persona të mitur janë ndaluar në policinë e Vitisë me dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë në dëmtimin e varrezave ortodokse serbe në Viti.
Të miturit, me datën 21 të këtij muaji, dyshohet se kanë dëmtuar tetë pllaka të varrezave për motive të panjohura.

Viti, 30 janar –Katër persona të mitur janë ndaluar në policinë e Vitisë me dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë në dëmtimin e varrezave ortodokse serbe në Viti.

Të miturit, me datën 21 të këtij muaji, dyshohet se kanë dëmtuar tetë pllaka të varrezave për motive të panjohura.

Toger Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i policisë, ka deklaruar se njësia e hetimeve ka arrestuar një të dyshimtë fillimisht si kryes i mundshëm i dëmtimit të varrezave dhe pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit te Qendrën për Punë Sociale në Viti, dyshohet se i njëjti së bashku me katër persona të tjerë ditën kritike kanë qenë të përfshirë në këtë rast.

“Të miturit janë intervistuar në prani të avokateve mbrojtës dhe punëtorit te QPS-Viti dhe në bazë të fakteve të dëshmuara, besohet të jenë të involvuar në incidentin në fjalë”, ka deklaruar Hashani, transmeton Indeksonline.

Katër të dyshimtit janë shqiptarë, shtetas të Kosovës. Në lidhje me rastin prokurori shtetëror për të mitur ka urdhëruar që rasti të dërgohet në prokurori në procedurë të rregull

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...