Numri i të vdekurve nga zjarri arriti në 235 vetë

30 Janar 2013 - 12:50      

Numri i të vdekurve nga zjarri në një klub nate, të mbushur për plotë me njerëz, në pjesën jugore të Brazilit, ka arritur në 235, pasi një djalosh 21 vjeçar vdiq nga plagët e pësuara.

Brazilia, 30 janar - Numri i të vdekurve nga zjarri në një klub nate, të  mbushur për plotë me njerëz, në pjesën jugore të Brazilit, ka arritur në 235, pasi një djalosh 21 vjeçar vdiq nga plagët e pësuara. 

Në spital ende mbeten më se 100 vetë me plagë nga zjarri në klubin e natës, të dielën, në qytetin universitar, Santa Maria.

Lidhur me këtë zjarr janë arrestuar katër person, përfshirë edhe dy pronarë të klubit dhe këngëtari i një grupi muzikor, që këndonte në klubin Kiss në kohën e shpërthimit të zjarrit.

Grupi muzikor është fajësuar për përdorim të piroteknikës, që e ka shkaktuar zjarrin.

Policia tha se këto mjete piroteknike ishin të parapara për përdorim jashtë hapësirave të mbyllura.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...