Vulin viziton varret në Kosovë me leje të Qeverisë

30 Janar 2013 - 11:41      

Qeveria e Kosovës ka miratuar sërish vizitën në Kosovë të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin. Përfaqësuesi shtetëror serb pritet që ndër të tjera të vizitojë edhe disa prej lokacioneve në të cilat ka pasur sulme ndaj varrezave të pjesëtarëve të komunitetit serb.

Prishtinë, 30 janar - Qeveria e Kosovës ka miratuar sërish vizitën në Kosovë të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin. Përfaqësuesi shtetëror serb pritet që ndër të tjera të vizitojë edhe disa prej lokacioneve në të cilat ka pasur sulme ndaj varrezave të pjesëtarëve të komunitetit serb.



Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu ka konfirmuar për Telegrafin vizitën e zyrtarit shtetëror serb.



“Pas dhënies së lejes nga Qeveria, Policia e Kosovës do ta shoqërojë zyrtarin serb gjatë qëndrimit në vend”, ka thënë Sadriu.



Pritet që Vulin të vizitojë varrezat ortodokse në Kllokot, të cilat më 20 janar janë dëmtuar nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa do të qëndrojë edhe në Istog dhe në veri të Mitrovicës.



Gjatë vizitës së fundit të Vulinit në Kosovë, për Krishtlindjet ortodokse, policia e Kosovës pati ndaluar disa prej personave, pjesëtarë të të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, të cilët ilegalisht lanin rolin e truprojave të zyrtarit shtetëror serb.



Asokohe është raportuar se Vulin kishte bërë presion për lirimin e këtyre të ndaluarve, ndërsa më pas u largua në mënyrë demonstrative nga Kosova.



Qeveria e Kosovës është duke lejuar vizitat e Aleksandar Vulinit, ndërkohë që nuk kishte miratuar vizitën e presidentit serb, Tomislav Nikoliq për Krishtlindjet ortodokse. /

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...