Ministri Buja në Forumin Botëror të Arsimit

30 Janar 2013 - 11:37      

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, udhëtoi sot për në Britaninë e Madhe, me ftesë të sekretarit të Shtetit për Arsim në Britaninë e Madhe, Michael Gove, dhe ministrit për Universitete dhe Shkencë, David Willetts, ku do të marrë pjesë në Forumin Botëror të Arsimit (The Education World Forum), i cili mbahet në Londër nga data 28 deri më 30 janar 2012.

Prishtinë, 30 janar - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, udhëtoi sot për në Britaninë e Madhe, me ftesë të sekretarit të Shtetit për Arsim në Britaninë e Madhe, Michael Gove, dhe ministrit për Universitete dhe Shkencë, David Willetts, ku do të marrë pjesë në Forumin Botëror të Arsimit (The Education World Forum), i cili mbahet në Londër nga data 28 deri më 30 janar 2012. 

Në këtë forum vjetor, në të cilin do të marrin pjesë ministrat e arsimit nga të gjitha vendet e botës, temë bosht do të jetë politikë bërja e arsimit në aspektin e cilësisë. Në forum do të diskutohet edhe për sfidat dhe mundësitë me të cilat ballafaqohet arsimi.

Ministri Buja po ashtu do të marrë pjesë edhe në Ekspozitën e Teknologjisë së Arsimit (British Educational Training and Technology Show- BETT).

Gjatë vizitës në Londër, ministri Buja do të ketë takime me ministrat e arsimit të shteteve më të zhvilluara, për të këmbyer përvojat e sistemeve më të avancuara ndërkombëtare të arsimit dhe njëkohësisht për të lobuar për njohje të reja për vendin.



 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...