Alex Ferguson: Titulli është yni

30 Janar 2013 - 11:21      

Sir Alex Ferguson ka paralajmëruar të gjithë se Manchester United e ka në dorë titullin e 20-të të Premier Leagues.

Manchester, 30 janar- Sir Alex Ferguson ka paralajmëruar të gjithë se Manchester United e ka në dorë titullin e 20-të të Premier Leagues.

Ai mendon se United do t`i humb vetëm tre pikë brenda pjesës së mbetur të kampionatit, që tregon se ata nuk do të mund të arrihen nga kampionët dhe rivalët e tyre Manchester City.

Pas barazimit të mbrëmshëm të Manchester Cityt me QPR-në, tani United ka gjasa që t`u ikë atyre për tetë pikë pasi sonte do të përballen në “Old Traford” me Southamptonin dhe Ferguson ka bërë të ditur se ekipi i tij nuk do të ketë fatin e njëjtë si e kishte vitin e kaluar, kur City ia mori titullin në sekondat e fundit.

“Ekipet do të lëshojnë pikë. Jo vetëm ne. City do të lëshojë, absolutisht po. Kjo është e qartë. Chelsea dhe Arsenal do të humbasin pikë”, ka thënë skocezi. “Por ekipi ynë do të humbas vetëm dy apo tre pikë kështu që nuk do ta kemi fatin e njëjtë si sezonin e kaluar”.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...