Ik Balotelli, vjen David Villa

30 Janar 2013 - 11:16      

Kampionët e Anglisë më në fund i janë afruar lojtarit spanjoll, David Villa pasi ata shitën tek Milani, lojtarin kontrovers, Balotelli.
City tani do të bëjë tentimin e fundit për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, David Villa.

Manchester, 30 janar- Kampionët e Anglisë më në fund i janë afruar lojtarit spanjoll, David Villa pasi ata shitën tek Milani, lojtarin kontrovers, Balotelli.

City tani do të bëjë tentimin e fundit për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, David Villa.

Mediet angleze kanë zbuluar se City tashmë e ka dërguar një ofertë prej 15 milionë funteve në drejtim të gjigantëve spanjollë dhe pritet që oferta të pranohet në minutat e fundit të afatit kalimtar.

Bossi i Cityt Roberto Mancini dëshiron që t`i ketë në dispozicion përsëri katër sulmues pasi që tani janë vetëm tre pas shitjes së Balotellit.

Ish-zyrtarët e lartë të Barcelonës, Ferran Soriano dhe Txiki Begiristain që tani janë pjesë e Cityt thuhet që do t`i përdorin raportet e mira me katalunasit për të mbyllur transferimin e Villas në Manchester City.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...