Thaçi e njoftoi Jahjagën për takimin me Daçiqin

30 Janar 2013 - 10:58      

Presidentja e Republikës e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e njoftoi presidenten për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Në kuadër të takimeve të rregullta ndërinstitucionale, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e njoftoi presidenten Jahjaga për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe

Prishtinë, 30 janar -  Presidentja e Republikës e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e njoftoi presidenten për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Në kuadër të takimeve të rregullta ndërinstitucionale, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e njoftoi presidenten Jahjaga për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me përkrahjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

“Kryeministri Thaçi e njoftoi Presidenten e Kosovës për takimin në Bruksel me kryeministrin e Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, duke theksuar se ishte një takim konstruktiv ndërmjet të barabartëve që kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve, në paqen dhe në stabilitetin në rajon dhe më gjerë dhe që ndihmon të dyja shtetet sovrane dhe të pavarura në rrugën e integrimeve evropiane. Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i dha mbështetje të plotë kryeministrit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në gjithë procesin e dialogut, duke e parë këtë jo vetëm si rrugën më të mirë por si alternativën e vetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane dhe si fqinjë që e kanë pasur një të kaluar të hidhur”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga presidenca.

Vazhdimi i procesit të dialogut, theksoi Presidentja, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me përkrahjen e vazhdueshme dhe të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lehtëson jetën e qytetarëve të dy shteteve dhe është kontribut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe për paqen e stabilitetin e rajonit dhe për lehtësimin e rrugës evropiane në të cilën dy shtetet e pavarura e sovrane, Kosova dhe Serbia, shkojnë duke i ndihmuar dhe jo duke e penguar njëra-tjetrën.

Në takim u bisedua edhe për disa çështje nga fusha rendit dhe e sundimit të ligjit dhe për çështje të politikës së jashtme dhe të diplomacisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...