Arrestohet në Francë familja shqiptare me 11 kg heroinë (video)

30 Janar 2013 - 10:19      

Policia franceze arrestoi një familje shqiptare në zonën midis Marseille – Arles derisa po transportonte rreth 11 kg heroinë.

Paris, 30 janar - Policia franceze arrestoi një familje shqiptare në zonën midis Marseille – Arles derisa po transportonte rreth 11 kg heroinë.

Sipas mediave franceze, ata u arrestuan përderisa ishin duke transportuar materialin nga Spanja. Ky grup shqiptarësh i takon grupit famëkeq të ashtuquajtur “French Connection”.

Arrestimi i tyre u bë në kufirin e autostradës A56 përderisa këta 3 anëtarë të familjes transportonin drogën me dy vetura, trasnemton ina njoftimet. Policia ka informuar se një vit më parë ishte arrestuar një anëtar i kësaj familje përderisa po transportonte 600.000 euro, para nga shitja e drogës.

Droga e gjetur dje ishte ngarkuar në Spanjë dhe si pikë përfundimtare kishte qytetin Marseille dhe Aix en Provence, por të arrestuarit kanë pranuar se droga ishte destinuar për në Itali. Policia franceze informoi se janë bërë dhjetëra arrestime dhe bastisje nëpër shtëpi private ku janë konfiskuar para, drogë, kompjuterë, armë, etj. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...