Rahoveci nuk investon në kulturë as dy për qind të buxhetit

30 Janar 2013 - 10:10      

Më pak se treqind mijë euro është shuma që ka përfituar Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Rahovecit me buxhetin për vitin 2013. Buxheti për këtë dikaster është njëqind mijë euro më pak se që ka kërkuar. Nga 360 mijë euro, sa ka kërkuar DKRS-ja, për këtë vit i janë ndarë 250 mijë, përfshirë këtu për investime kapitale, subvencione, për paga e mëditje, si dhe mallra dhe shërbime. Buxheti i Komunës së Rahovecit për këtë vit është planifikuar të jetë 9,7 milionë euro, që bie se

Rahovec, 30 janar - Më pak se treqind mijë euro është shuma që ka përfituar Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Komunës së Rahovecit me buxhetin për vitin 2013. Buxheti për këtë dikaster është njëqind mijë euro më pak se që ka kërkuar. Nga 360 mijë euro, sa ka kërkuar DKRS-ja, për këtë vit i janë ndarë 250 mijë, përfshirë këtu për investime kapitale, subvencione, për paga e mëditje, si dhe mallra dhe shërbime. Buxheti i Komunës së Rahovecit për këtë vit është planifikuar të jetë 9,7 milionë euro, që bie se për kulturën, bashkë me rininë dhe sportin, nuk investohet as dy për qind e buxhetit.

“Për këtë vit drejtoria që unë udhëheq ka në dispozicion një buxhet prej 251 mijë e 700 eurosh, ku për investime kapitale janë 160 mijë euro, subvencione 30 mijë, mallra dhe shërbime 18 mijë e 700 si dhe 43 mijë për paga dhe mëditje. Dallimi me vitin 2012 është për 30 mijë euro më i vogël, kurse ne kemi kërkuar një shumë prej 360 mijë eurosh”, ka thënë Arben Zeka, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport..”Këto janë prioritete të cilat i ka vendosur kryetari. Kemi planifikuar kode dyvjeçare për disa projekte në kulture, por shpresojmë se do të na ndihmojë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe donatorët, si dhe presim nga rishikimi i buxhetit”, ka thënë Zeka. Ai ka treguar se me buxhetin prej 160 mijë eurosh është paraparë përfundimi i ndërtimit të shtëpisë së kulturës në fshatin Ratkoc,vazhdimi i ndërtimit të shtëpisë muze të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, ndërtimi i shtëpisë së kulturës në fshatin Drenoc, rregullimi i fushës së futbollit në Rahovec, rrethimi i terreneve sportive në këtë komunë, si dhe mbështetje të tjera kulturës, rinisë dhe sportit. ”Kultura i ka dy festivale, të cilat janë të përvitshme si ‘Anadrinia jehon’ dhe ‘Festa e rrushit’, ku për këtë të fundit kemi dorëzuar projektin në MKRS në shumë prej 11 mijë eurosh, kurse i pari ka një kosto”, ka thënë Zeka, por duke mos precizuar se sa është ajo kosto. Ai ka shtuar se në këtë komunë funksionojnë katër shoqëri kulturo-artistike, të cilat ndihmohen nga mjetet e kodit të subvencioneve.

Në anën tjetër kuvendarët e legjislativit të Rahovecit, kanë kërkuar që për kulturë, rini dhe sport të ndahen më shumë mjete, por kanë kritikuar edhe drejtorinë për mossukseset e saj.

Fehmi Hoxha,nga Grupi i këshilltarëve të PDK-së në KK, ka shtruar nevojën për më shumë mjete financiare për DKRS-në. Sipas tij, shuma e ndarë për këtë dikaster është shumë e vogël për të përmbushur nevojat e kulturës, rinisë dhe sportit. Mirëpo, krejt ndryshe është shprehur këshilltari nga radhët e PD-së, Xhihad Vuçitërna. Për këtë të fundit Drejtoria e Kulturës është një prej drejtorive më të pasuksesshme në këto vitet të fundit, në veçanti sa i takon sportit. ”Si ish-anëtar të disa klubeve sportive që kanë ekzistuar në Komunën e Rahovecit, jam posaçërisht i zhgënjyer me punën e Qeverise dhe të drejtorit për zhvillimin dhe kultivimin e sportit në Komunën tonë. Qyteti i Rahovecit nuk ka asnjë fushë sportive për zhvillimin e aktiviteteve sportive, me përjashtim të stadiumit të futbollit”, është ankuar Vuçitërna.



 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...