Barça përcjell portierin Vorm

30 Janar 2013 - 10:07      

Skuadra e Barcelonës po e monitoron portierin e Swansea Cityt, Michel Vorm, njoftojnë mediumet spanjolle të martën. Barça është në kërkim të një portieri, i cili do ta zëvendësonte Victor Valdesin që tashmë e ka paralajmëruar largimin e tij nga "Camp Nou". "Vorm është një portier i talentuar dhe natyrisht se kohët e fundit kemi filluar ta monitorojmë. Asgjë nuk ka konkrete deri më tani", ka thënë drejtori sportiv i Barçës, Andoni Zubizarreta. Vorm tashmë dy edicione ka treguar paraqitje të mira në Premier League, duke e zgjuar edhe intere

Skuadra e Barcelonës po e monitoron portierin e Swansea Cityt, Michel Vorm, njoftojnë mediumet spanjolle të martën. Barça është në kërkim të një portieri, i cili do ta zëvendësonte Victor Valdesin që tashmë e ka paralajmëruar largimin e tij nga "Camp Nou". "Vorm është një portier i talentuar dhe natyrisht se kohët e fundit kemi filluar ta monitorojmë. Asgjë nuk ka konkrete deri më tani", ka thënë drejtori sportiv i Barçës, Andoni Zubizarreta. Vorm tashmë dy edicione ka treguar paraqitje të mira në Premier League, duke e zgjuar edhe interesimin e skuadrave të mëdha angleze si Manchester United, Manchester City dhe Chelsea.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...