Getoja e Varshavës: historia e arkivit sekret të saj

30 Janar 2013 - 10:01      

Gjatë ditëve të hidhura të getos së Varshaves, një grup klandestin ka mbledhur një arkiv të madh, duke treguar në detaje çdo aspekt të jetës në burgun e ndërtuar në qytet, i cili pastaj është shkatërruar nga nazistët. I udhëhequr nga historiani Emanuel Ringelblum, grupi pastaj ka “varrosur” arkivin për gjenerata e ardhme.
Gjatë një nate të nxehtë verore, më 3 gusht të vitit 1942, 19-vjeçari David Graber ka shkruar emrin e tij në një copë letre dhe e ka vënë në një kuti metalike ne rrugën 68 Nowolipki, në zemër të getos së Varshavës.

Varshavë, 30 janar   - Gjatë ditëve të hidhura të getos së Varshaves, një grup klandestin ka mbledhur një arkiv të madh, duke treguar në detaje çdo aspekt të jetës në burgun e ndërtuar në qytet, i cili pastaj është shkatërruar nga nazistët. I udhëhequr nga historiani Emanuel Ringelblum, grupi pastaj ka “varrosur” arkivin për gjenerata e ardhme.

Gjatë një nate të nxehtë verore, më 3 gusht të vitit 1942, 19-vjeçari David Graber ka shkruar emrin e tij në një copë letre dhe e ka vënë në një kuti metalike ne rrugën 68 Nowolipki, në zemër të getos së Varshavës.

“Do të më pëlqente të shihja momentin kur ky thesar i madh do të nxirret dhe do të tregojë të vërtetën botës”, shkroi ai. “Me shpresë që thesari bie në duar të mira, le të jetojë në kohë më të mira, dhe ta alarmojë botën se çka ka ndodhur, në shekullin e 20-të. Le të jetë historia dëshmitarja jonë:

David e dinte që mund të kishte vetëm disa orë ose minuta kohë. Gjermanët kishin arritur në rrugën afër. Dy javë më herët, ata kishin filluar t’i çonin në trena gjysmë milionë hebrenj, meshkuj, femra dhe fëmijë që jetonin në geto, duke i dërguar në kampin e ri të vdekjes, në Treblinka.

Më 2 gusht  6.276 janë marrë, më 3 gusht, janë marrë 6.458 njerëz.

Bashkë me Davidin ishte edhe një adoleshent tjetër, Nahum Grzywacz, dhe një mësues, Israel Lichtensztajn. Të tre ishin pjesë e një përpjekjeje kolosale, sekrete për të regjistruar çdo detaj të jetës së getos në një arkiv – “thesari i madh” i Davidit. Emri kodik për këtë projekti ishte Oyneg Shabbes (Gëzimi i së dielës).

Bashkëpunuesit e Oyneg Shabbes kishin grumbulluar dhjetëra e mijëra dokumente deri në gusht të vitit 1942. Disa ishin të shkruara në formë të ditarëve, eseve, poezive dhe reportazheve në jidish, polonisht dhe në gjuhë të tjera evropiane. Po ashtu kishte piktura, skica, harta, tiketa tramvaji, receta dhe madje fotografi që ishin zhvilluar në formë sekrete në geto, të cilat ishin të mbështjella në letër dhe ishin ruajtur.

Disa nga gjërat e zbuluara nga arkivi janë:

-Pllakat i koncertit – shumë muzikantë ishin të burgosur në geto dhe orkestrat simfonike dhe koret performonin shpesh.

-‘Kënga e Rebbe të Radzyn', një poemë e shkruar nga Yitzhok Katzenelson, që eksploron reagimin ndaj vdekjes – poeti po ashtu drejtonte një shkollë ilegale për fëmijë.

“Portreti i vajzës me top”, një nga 300 pikturat me ujë të Gele Sekstajn, e cila vdiq në vitin 1943 – “Mendoj që  jam piktorja e fundit e mbijetuar hebraike”, shkroi ajo.

Kuponë të ushqimit dhe një kartë zyrtare për porcione – racionet ishin të kufizuara në 189 kalori për ditë dhe një e katërta e popullatës së getos vdiq nga uria.

Krijuesit e arkivit kanë mbushur 10 kuti metalike, i kanë lidhur me një lidhës dhe i kanë fshehur në themele të tullave të 68 Nowolipki, një ndërtesë e vjetër shkollore.

“Unë vetëm dua që të kujtohem”, lexon shënimin e  fundit të Lichtenstzajn në emër të tij dhe gruas së tij, një artist i njohur. “Dëshiroj që gruaja ime të kujtohet, Gele Seksztajn. Dëshiroj që vajza ime të kujtohet . Margalit i mbush 20 muaj sot.”

Njeriu pas Oyneg Shabbes, ishte një historian dhe aktivist shoqëror, Emanuel Ringelblum. Ai ishte duke jetuar me bashkëshorten e tij dhe djalin e vogël në Varshavë ku ushtritë e Gjermanisë përparuan nëpër Evropë dhe Poloni – në zemrën e hebrenjve evropianë.

Familjet hebraike polake me dhjetëra e mijëra u çuan në pjesët e qytetit të ndarë me mur, të njohura si geto, ose shkuan në Varshavë duke menduar që do të ishin të sigurt në kryeqytetin modern në të cilin çdo i treti ishin hebre. Por, nuk ishte kështu.

“Njerëzit në rrugë nuk e dinin që do të ishte një geto i mbyllur”, shkroi Ringelblum në nëntor të vitit 1940. Ringelblum filloi ta regjistronte çdo ditë vet. Por gradualisht ftoi gjithnjë e më shumë kontakte që i besonte. Disa shkruanin në polonisht, disa në jidish.

Për Ringelblum, rigjallërimi dhe mirëmbajtja e jidishtes kishte rëndësi të madhe, në një popullatë të mbushur me debate intensive për identitetin e saj dhe nën presion si asnjëherë më herët. Secili dokument siguron një depërtim preciz dhe personal në jetën e një komuniteti që ende shpresonte paqen.

Fotografitë tregojnë “kontrabandistët” duke kërcyer në murin tri metra me thasë ushqimi, çka ndihmonte shumicën vetëm për ta shmangur vdekjen nga uria.

“Çdokush shkruante”, shënoi Ringelblum. “Gazetarët dhe shkrimtarë sigurisht, po edhe mësimdhënësit, të rinjtë-madje edhe fëmijët. Një sasi shumë e madhe është shkruar, një fotografi e jetës”.

Shkrimet dhe mbledhja e tyre janë bërë me më shumë kujdes. Sekretarët bënin kopje të trefishtë, në rast se zbulohej projekti, madje duke përdorur makina shkrimi dhe letra karboni të Judenrat, këshilli hebraik i krijuar nga gjermanët. Asnjë person i vetëm nuk dinte vendndodhjen e të gjithë dokumenteve, për të krijuar më shumë siguri për vazhdimin e ekzistencës së tyre.

Secili dokument zbulon një detaj të mbrehtë, të ndritshëm të jetës reale. Aty ka qenë edhe poeti, Wladislaw Szlengel, duke u ulur pranë telefonit në geto, duke shikuar në dritare parkun në anën tjetër. Telefoni ende punon – por ai nuk ka askënd për ta telefonuar në pjesën tjetër të Varshavës përtej murit, ata që i kishte telefonuar para vitit 1940.

Shumë dëshmi e tjera tregojnë për shumë që kanë vdekur pa asnjë gjurmë.

“Rasti i tmerrshëm i fëmijës 3-vjeçar refugjat,”, Ringelblum shkruan për familjen e dërguar me tren në geto. “Roja e ka gjuajtur fëmijën në borë. Nëna ka kërcyer nga vagoni për ta shpëtuar fëmijën. Roja ka kërcënuar që do t’i vrasë të gjithë hebrenjtë në vagon. Nëna ka arritur në Varshavë dhe është çmendur tërësisht”.

Programet e koncerteve dhe biletat e ruajtura japin një paraqitje për emrat dikur të famshëm në kryeqytetin dikur të sofistikuar të Evropës. Në geto kishte performanca nga muzikantë me famë botërore nga Orkestra e radios së Varshavës dhe Filarmonia.

Një nga yjet dikur të njohur të Varshavës, Artur Gold, ishte aq i famshëm aq që gjermanët e kanë  detyruar të performojë në Treblinka, me një veshje palaçoje, para se ta vrisnin.

David Graber, Nahum Grzywacz, Israel Lichtensztajn, Margalit 20-muajsh,  Emanuel Ringelblum, Yehudit Ringelblum, Uri Ringelblum, poeti  Wladislaë Szlengel, orkestrat, Artur Gold – asnjëri nuk mbijetoi luftën.

E as rruga Nowolipki. Në vitin 1943, ushtarët gjermanë bënë rrënojë dhe hi rrugët e vjetra që ende qëndronin në këmbë të getos.

Por tre pjesëtarët të rrethit të ngushtë të Oyneg Shabbes kanë arritur të mbijetojnë.

Në shtator të viti 1946, pas disa jave planifikimi dhe kalkulimi, ata kanë vlerësuar se ku mund të jetë vendi i fshehur dhe kanë gërmuar nën rrënoja. Dhjetë kutitë ishin ende aty, të paprekura dhe letrat ishin të lexueshme.

Pastaj në vitin 1950, disa punëtore të asaj që tani ishte Varshava komuniste derisa punonin kanë ngecur në dy tundëse metalike të qumështit të mbushur me dokumente.

Rreth 35.000 dokumente ishin zbuluar tërësisht. Të gjithë përpjekjet për të zbuluar vendin e fundit të fshehtë – më të madhin – kanë dështuar.

Në kohën më të fundit, arkeologët kanë shikuar nën kopshtin e Ambasadës kineze, në të cilin vend ka qenë rruga Nowolipki, por nuk kanë gjetur asgjë.

Pjesa tjetër e arkivit mund të jetë ende nën Varshavë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...